Policia arreston 21 persona në Kosovë dhe shqipton gati 950 gjoba
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda një dite janë arrestuar 21 persona që dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme të kundërligjshme.
Nga gjithë këta të arrestuar tashmë 14 janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë, kurse 1 person është dërguar direkt në burg për vuatje të dënimit.
Kurse sipas raportit policor, brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur 28 aksidente trafiku, 12 prej tyre kanë qenë me të lënduar, kurse një ka përfunduar me fatalitet.
E për të gjithë ata që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit Policia e Kosovës ka shqiptuar 947 gjoba, përcjell FaktePlus.