Dy të vdekur sot nga Covid-19 edhe në zonat e banuara me serbë në Kosovë
Edhe dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë në zonat e banuara me serbë në Kosovë, kurse 27 njerëz u sëmurën dhe nëntë u shëruan nga Covid-19.
Këto i bëri të ditura specialisti serb i epidemiologjisë Aleksandar Antonijeviq, raporton Radio Kontakt Plus.
Nga 12 marsi deri më sot, janë gjithsej 3,121 persona që u testuan në zonat e banuara me serbë, ku 707 ishin pozitivë për virusin korona.
Aktualisht, 483 raste janë aktive në këto zona të banura me serbë.