Tentim vrasje në Kaçanik, shkak prona
Një tentim vrasje ka ndodhur dje në Kaçanik dhe për këtë arsye Policia e Kosovës e ka arrestuar personin, i cili ka gjuajtur me armë zjarri.
Sipas një njoftimi të Policisë, deri tek arrestimi ka ardhur pasi i dyshuari mashkull kosovar, për shkak të një kontesti pronësor kishte gjuajtur me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovar, por që fatmirësisht nuk i kishte qëlluar.
“Njëri prej viktimave kishte pësuar lëndim në kokë pasi ishte goditë me dorëz të pistoletës nga i dyshuari dhe ka pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se në vendi e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar 9 gëzhoja të fishekëve 6 prej tyre të pistoletës dhe tri të pushkës.
Nga i dyshuari janë sekuestruar një pistoletë me 34 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 27 fishekë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse rasti vazhdon të hetohet./FaktePlus