Harrohet padia e komunës së Hanit të Elezit kundër Serbisë
Për krimet serbe në Kosovë është një komunë që kishte ngritur padi ndaj Serbisë. Hani i Elezit ishte komuna e parë dhe e vetme që në vitin 2012 dorëzoi padi në Prokurorinë e Kosovës.Por deri më tani prokuroria nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim dhe askush nuk e ka kontaktuar as komunën.
Padia mbi 200 faqe përmban fotografi e videoincizime që dëshmojnë krimet e Serbisë në Komunën e Hanit të Elezit.
Që kryrësit e masakrës së Dubravës dhe krimeve të tjera të Serbisë në Hanin e Elezit të dalin para drejtësisë në vitin 2012 komuna deponoi kallëzim penal.
Shumë dëshmi për këtë padi i kishte dhënë i mbijetuari Shaban Qupi. Por deri më tani, askush nga institucionet e drejtësisë nuk e ka kontaktuar.
“Kemi në padinë tonë dokumente ku është edhe numri i armës që iu ka dorëzu policit ose ushtarit serb. Me ato armë i kanë kryer krimet”, thotë për RTK-në, kryetari i komunës, Rufki Suma.
“Ne e kemi shkruajt emrin e kryetarit të Komunës, që ka qenë personi përgjegjës, emrin e komandantit të policisë, emrin e komandantit të ushtrisë, mbrojtjes territoriale që ka qenë në atë kohë”, shpjegon ai.
Por edhe tetë vjet pas dorëzimit të padisë, këto prova del se kanë mbetur në sirtarët e Prokurorisë.
Për udhëheqësit e komunës, mosveprimi i organeve të drejtësisë, është i papranueshëm.
“Neve nuk na ka thirrur asnjëherë prokuroria, ne si komunë jemi paditësit. Me kalu vite të tëra dhe të mos analizohet ose shqyrtohet një padi, por edhe më keq është se ata kriminelë shëtisin nëpër osovë”, tha ai.
Ndërkohë prokuroria nuk ka kthyer përgjigje.