Hoxhaj: Putin dhe “këlyshi” i tij Malagurski, në mision të dështuar kundër popullit të Kosovës
Një karikaturë e veçantë pa autor ka vënë në thumb Vladimir Putinin dhe gazetarin e Russia Today, serbin Boris Malagurski.
E në betejën e rrjeteve sociale në mes shqiptarëve dhe aleatëve në njërën anë, dhe serbo-rusëve në anën tjetër, është përfshirë edhe diplomati kosovar Enver Hoxhaj.
Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës para pak minutash ka shpërndarë karikaturën që zbërthen propagandën ruse e serbe, përbri së cilës ka shkruar edhe disa fjalë.
“Këlyshi i Putinit, Malagurski , është në një tjetër mision të dështuar kundër njerëzve të Kosovës. Këtë herë, Putini hyri në llogarinë në Twitter të propagandistit serb dhe mohuesit të gjenocidit”, ka shkruar Hoxhaj.