Cakaj bisedë me homologët e vendeve baltike: Serbia duhet ta njohë Kosovën
Sipas Cakajt, gjatë bisedimeve është nënvizuar se Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues.
Postimi i plotë:
Me Ministrat e Jashtëm të vendeve baltike, sot biseduam edhe për zhvillimet e fundit politike në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në dialogun Kosovë-Serbi.
Nënvizuam dy gjëra me rëndësi:
➡️ Serbia duhet ta njohë Republikën e Kosovës duke i njohur integritetin ekzistues territorial dhe rendin kushtetues. Ky është përfundimi i vetëm që garanton një marrëveshje të qëndrueshme në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi.
➡️ Bashkimi Evropian duhet t’i liberalizojë vizat me Republikën e Kosovës sa me parë, në mënyrë që të ruajë besueshmërinë e nevojshme para qytetarëve të Kosovës. Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe ka kultivuar me çdo kusht frymën evropiane në rajon. Ndaj, është tepër e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza një orë e më parë.
Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e saj të pakursyer për Republikën e Kosovës në çdo rrethanë.