I biri vret babain në Fushë Kosovë, FaktePlus mëson detaje
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në pasditen e sotme në Fushë Kosovë. Këtë vrasje e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Ata kanë thënë se kanë arrestuar një person dhe se po e hetojnë rastin.
“Me datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojne nje person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka mësuar se bëhet fjalë për vrasje brenda familjes. Më konkretisht vrasjen e babait nga i biri i tij.
Siç mësohet, dorasi vuan nga probleme të rënda mentale.
Po ashtu FaktePlus ka mësuar se familja në të cilën ka ndodhur kjo vrasje e rëndë, janë me prejardhje nga Lugina e Preshevës.
FaktePlus do t’ju mbaj të informuar për zhvillimet e mëtejme rreth këtij rasti tragjik.