Transportonte mish në kushte jo higjienike e pa dokumente, arrestohet një person në Istog
Sipas Policisë, dje deri sa patrulla e Stacionit Policor në Istog, ishte në pikë kontrolli ne fshatin Gurrakoc, ka ndaluar personin e dyshuar i cili ishte duke vozitur automjetin “VW Caddy” me targa vendore, gjatë kontrollit te automjetit në bagazhin e tij është gjetur një sasi e mishit i cili transportohej ne kushte jo higjienike.
“I dyshuari se bashku me automjetin është shoqëruar në Stacionin Policor Istog për intervistim, janë njoftuar inspektorët sanitar dhe Prokurori i shtetit. Nga inspektorët sanitar është bërë inspektimi i mishit dhe sipas inspektorëve sasia e mishit ishte rreth një qind e pesëdhjetë (150) kg, pasi që nga i dyshuari nuk është prezantuar ndonjë dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje të Policisë së Kosovës dhe inspektorëve sanitar, është bërë asgjësimi i mishit në deponinë e mbeturinave”, thuhet në komunikatë.