39 pacientë të ri me koronavirus në komunat me shumicë serbe, 91 të hospitalizuar
Në 24-orët e fundit në komunat me shumië serbe nga 65 persona të testuar, 39 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ka thënë epidemiologu Aleksandar Antonijevic në një konferencë për shtyp. 27 nga ta janë në komunat në veri ndërkaq 12 në komunat tjera.
82 pacientë me koronavirus janë të hospitalizuar në Spitalin e Mitrovicës Veriore, 39 janë duke pritur rezultatet ndërkaq 229 janë në izolim, shkruan Kossev.
Në tre javët e fundit, 7 persona janë shëruar ndërkaq 4 kanë vdekur.
Që nga fillimi i pandemisë 176 persona janë infektuar me koronavirus në Mitrovicës e Veriut, 41 janë shëruar dhe tre kanë vdekur. Në 24 orët e fundit në këtë komunë janë regjistruar 13 pacientë pozitiv me koronavirus dhe një është shëruar.