18 aktakuza për 24 orë
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 18 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 14 personave, për vepra të ndryshme penale.