Rilind Krasniqi, zyrtar i ShSKUK-së dhe asamblist në Suharekë, pozitiv me Covid-19
Zyrtari certifikues në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Rilind Krasniqi, i cili është edhe asamblist në Kuvendin Komunal të Suharekës nga radhët e PDK-së, ka dalë pozitiv me koronavirus. Këtë e ka konfirmuar përmes ‘Facebook’.
Krasniqi ka thënë se përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar momentalisht.
Kurse, ka shtuar se ka qenë i përgatitur për këtë, shkaku që është pjesë e stafit të ShSKUK-së, përcjell FaktePlus.
Njoftimi i plotë:
Të dashur miq,
Dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Duke qenë që jam pjesë e stafit të SHSKUK-së kam qenë i pergatitur që mund të ndodhë një gjë e tillë pasiqë jemi më të ekspozuar para këtij armiku të fshehtë. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe IKSHPK-së. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.