Spitali i Vushtrrisë, qendër për trajtimin e pacientëve me Covid-19 (VIDEO)
Me shumë vështirësi po ngopet frymë.
Madje, edhe me ndihmën e aparaturës së oksigjeno-terapisë.
Telashe klinike të tilla po i përjeton edhe shoku tjetër i dhomës i këtij pacienti, një 62-vjeçar nga Vushtrria, i cili është i prekur me koronavirus, e që po trajtohet në spitalin e Vushtrrisë që nga dita e shtune.
Edhe ky i moshuar nuk besonte se ekziston virusi korona, por tani ka krejt tjetër mendim.
Ndonëse është drejt përmirësimit, ky ka një mesazh për qytetarët.
Se ka pasur gjendje të rënduar e thotë edhe kardiologu që po i monitoron këta 8 pacientë në këtë spital regjional.
Derisa edhe në fotografimet e mushkërive që ju bëhen këtyre pacientëve, tregohet se çfarë shkakton ky virus.
Pacientët e hospitalizuar në këtë repart janë kryesisht moshë e mesme.
Mirëpo nga e premtja me vendim të SHSKUK-së, spitali i Vushtrrisë do të dedikohet krejtësisht për pacientët me COVID19, ku në dispozicion janë 63 shtretër, përfshirë këtu edhe 6 shtretër të mjekimit intensiv.
Mungesë stafi ka edhe në aspektin teknik që bëjnë mbikëqyrjen e oksigjenimit qendror.
Pllana shtoi se nëse mbushet ky spital me shumë pacientë të prekur me koronavirus, sfidë do te jetë mungesa e stafit, aq më tepër kur duhet të merret parasysh mundësia e infektimit të personelit.
Aktualisht nga personeli shëndetësor i këtij spitali janë infektuar 7 persona, ku 4 prej tyre janë shëruar.
Televizioni mëson që vendimi për tu shndërruar në spital për trajtimin e rasteve me covid 19 nuk ka qenë shumë i mirëpritur për punonjësit këtu. Kjo për shkak të infrastrukturës që nuk përkon me sëmundjet infektive, për shkak se qasja e pacientëve dhe e stafit bëhet përmes korridorit të njëjtë dhe nuk ka ndarje sikurse në klinikat infektive.