Pejë – largojnë shiritat dhe vazhdojnë me punime, intervenon policia
Dy persona në Pejë janë ndaluar nga policia pasi të njëjtit kanë larguar shiritat që ndalonin punimet në një objekt në Pejë, për t’i vazhduar ato.
Njëri nga ta është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Pejë 15.07.2020-11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët i kanë larguar shiritat që ndalojnë punimet dhe kanë vazhduar me punime. Pas intervistimit, prokurori kujdestar ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe tjetri të lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja, përcjell FaktePlus.