Vrasje në tentativë në Pejë
Dy persona janë përfshirë në një rrahje në të cilën janë përdorur edhe mjete të mprehta. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Të dyshuarit kanë marrë lëndime dhe janë shtruar në spital për ta marrë trajtimin mjekësor, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjell FaktePlus.
Rasti po hetohet.
“Pejë 14.07.2020 – 21:10. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje, ku lëndime kishte pësuar viktima mashkull kosovar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Poashtu dy të dyshuarit kishin marr lëndime dhe të njëjtit janë shtruar në spital për tretman mjekësor dhe janë nën përkujdesje të policisë. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.