Vushtrriasit policia i gjen drogë Kanabis Sativa të mbjellur në oborr
Policia e Kosovës i ka gjetur një personi në Vushtrri të mbjellur në oborr bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa.
Më pas ato janë fotografuar dhe sekuestruar.
Kurse, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, përcjell FaktePlus.
“Vushtrri 15.07.2020-10:15. Me urdhër të gjykatës është bërë bastisje në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast në oborr i janë gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 cm deri 0.70 cm. Dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja.