Milan-Parma, formacionet zyrtare
Milani pret Parman në San Siro nga orën 19:30, në një ndeshje të rëndësishme për kuqezinjtë në rrugën e tyre drejt Ligës së Evropës.
Milani do të bëjë ndryshime në fazën e sulmit për këtë ndeshje, ku do të luajë me Rafael Leao, Giacomo Bonaventura dhe Zlatan Ibrahimovic.
Në anën tjetër Parma luan me Andreas Cornelius dhe Dejan Kulusevski.
Kuqezinjtë janë ende shumë në garën për një vend në Ligën e Evropës, ndërsa barazimi 2-2 ndaj Napolit, i bën të pamposhtur që nga rifillimi i futbollit.
Simon Kjaer luan në mbrojtje, pasi vetëm sot është blerë përfundimisht nga Sevilla.
Milano: G Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Biglia; Leao, Bonaventura, Calhanoglu; Ibrahimovic.
Parma: Sepe; Darmian, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Grassi, Brugman, Kurtic; Kulusevski, Cornelius, Gervinho.