Cila grupmoshë u infektua e cila vdiq më shumë nga koronavirusi në kryeqytet
Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 5000.
E, 1629 raste të konfirmuara deri më tani janë pikërisht në kryeqytet.
1192 raste janë ende aktive, ndërsa 416 janë shëruar tashmë. Sakaq viktima 21.
Sipas një tabele të publikuar nga Komuna e Prishtina, del se mosha më e prekur nga ky virus është ajo 35 – 44, me gjithsej 298 raste.
Kujtojmë që sot në orën 15:00 përmes një konference për media do të bëhen të ditura edhe rastet e reja me COVID-19, ku priten rezultatet e 400 testeve.