Bytyçi: PDK-ja e ka liderin e saj Kadri Veseli, spekulimet mediale janë dashakeqe
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, i ka quajtur spekulime dashakeqe raportimet ne media për gjoja përfoljet për kryetar të ri në PDK.
Ai ka reaguar pas disa raportimeve në portale, duke demantuar ato dhe fuke rikonfirmuar se PDK e ka lideri e saj Kadri Veseli.
Reagimi i zëdhënësit të PDK, Avni Bytyçi:
Partia Demokratike e Kosovës e ka kryetarin dhe liderin e saj politik, z. Kadri Veseli.
Spekulimet dashakeqe se në Partinë Demokratike të Kosovës janë duke u diskutuar emra për të zëvendësuar z. Veseli, janë tërësisht të pavërteta!