Muhamet Mustafa thotë se nuk u shkarkua nga Hoti, jep verzionin e tij për lirimin nga detyra
Pas publikimit të lajmit në disa portale se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim që të lirojë Muhamet Mustafën nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi, ka ardhur reagimi i këtij të fundit.
Mustafa ka thënë se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por me lirim nga detyra me kërkesën e vet Mustafës.
Sipas tij, ai nuk kishte pranuar qysh në fillim të kishte një detyrë të tillë.
“…Gjate ketij takimi Kryemnistri hapi mundësinë qe te angazhohem si Këshilltar ne kabinetin e tij per ekonomi dhe per çështjen negociatave me Serbine ne fushën e ekonomisë. Une e falënderova per konsideratën e tij dhe i thash se sipas vendimti tim personal qe nga qershori i vitit 2017 jam tërhequr nga angazhimi politik ne insitutcione dhe se jam përcaktuar per pune ne Insitutin Riinvest si Keshlilltar Senior. Per kete arsye i thash Kryeministrit se nuk mund te pranoj detyra te te emruarit politik duke marre parasyh karakterin dhe rolin e Institutit Riinvest”, ka shkruar Mustafa, përcjell FaktePlus.
Hoti liron nga detyra këshilltarin politik për ekonomi, Muhamet Mustafën
Në fund ai thotë se është në dispozicion të kryeministrit dhe shtetit që ta japë kontributin si ekspert, e jo si i emëruar politik.
Reagimi i Mustafës pa ndërhyrje:
KUR BOTOHEN LAJME TE GJYMTA DHE JOPROFESIONALE
E VERETEA PER EMRIMIN DHE “SHKARKIMIN TIM” NGA KRYEMINISTRI HOTI
Sot dy portale publikuan nje lajm gjoja per shkarkimin tim nga pozita e Keshilltarit politik te Kryeministrit per ekonomi. Asnnejri prej tyre nuk me kontaktoi paraprakisht. Meqense kjo zgjoi interesim edhe te disa media tjera dhe te shume miqe te mij, po me duhet te jap kete sqarim publik:
Kryeministri Hoti pati nje bisede me mua, e ku ishte i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i Riinvestit, pra dhjete ditësh ( 4 korrik 2020). BIseda kishte te bënte kryesisht me momentin aktual ekonomik dhe situaten me COVID-19. Gjate ketij takimi Kryemnistri hapi mundësinë qe te angazhohem si Këshilltar ne kabinetin e tij per ekonomi dhe per çështjen negociatave me Serbine ne fushën e ekonomisë. Une e falënderova per konsideratën e tij dhe i thash se sipas vendimti tim personal qe nga qershori i vitit 2017 jam tërhequr nga angazhimi politik ne insitutcione dhe se jam përcaktuar per pune ne Insitutin Riinvest si Keshlilltar Senior. Per kete arsye i thash Kryeministrit se nuk mund te pranoj detyra te te emruarit politik duke marre parasyh karakterin dhe rolin e Institutit Riinvest , per te mos krijuar nje konflikt interesi. Kryeministri e mirëkuptoi kete dhe u morëm vesh qe une potencialisht te kem, nje rol ne ekipin e eksperteve per negociatat qe do te angazhohen. Pas tri katër ditësh mora nje Vendim se isha emruar Keshilltar politik per ekonomi, dhe une menjëherë ne ate moment i shkruajta Kryeministriit qe Vendimi nuk eshte sipas marreveshjes duke kërkuar qe kjo te korrigjohet. Sot mora vesh nga dy portale e jam “shkarkuar” Ne fakt ne Vendimin e ri qe mu dërgua nga njeri portalet shkruan se jam liruar nga kjo detyre. Por edhe ky vendim nuk eshte i sakte ploetsisht duhej te thoshte “lirohet me kerkesen e tij” Prandej “shkarkimi” dhe te tjerat spekulime janë prodhim i nje gazetarie te papërgjegjshme. Une gjithsesi mbetem ne disponim te Kryeministrit te Kosoves, dhe gjithë institucioneve te Ksooves, si gjithhere me pare, qe te jap tere kontributin dhe eksperiencën time profesionale e politike sidomos ne çështjet e raporteve Serbine , gjithnjë ne cilësinë ekspertit , pa nje pozicion te te emruarit politik. Nuk ka asgjë per tu shqetësuar lidhur me kete çështje, përpos disa lishimeve admnistrateive e gazetareske qe mund te ndodhin e edhe mund te evitohen me pak kujdes.