Zafir Berisha: Ziadin Sela mund të jetë njeri i mirë, por fakti se po e mbështet psikopati nga Kosova, kam dyshime në lojërat e fëlliqura
Deputeti i Nismas Socialedemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, e cila gjendet në fushatë parazgjedhore.
Berisha qasjen e disa liderëve partiakë të Kosovës, karshi procesit zgjedhor në Maqedoni, e cilëson ndërhyrje dhe përmend mbështetjen që i është ofruar Ziadin Selës nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje.
”Të nderuar miq nga Ilirida (Maqedonia)!
Nuk pretendoj se e njoh mirë situatën dhe zhvillimet politike atje, mirpo duke e përcjellë fushatën parazgjedhore dhe ndërhyrjet nga Kosova në këtë fushatë, e ndjejë për obligim moral të them: Ziadin Sela edhe mund të jetë njeri i mirë, por fakti se atë e mbështet psikopati nga Kosova dhe sekti i tij politik, kam dyshime të mëdha në lojërat e fëlliqura dhe shumë të poshtra që mund të barten edhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, siç është duke ndodhur në Kosovë!
Raca politike që identifikohen me Albin Kurtin tashmë nuk ka koment se paraqet rrezik për botën politike shqiptare kudo që vepron dhe jeton sepse është dëshmuar se këto fundërrina mashtruese të cilët fshihen pas fjalëve të mëdha patriotike e simboleve kombëtare, qëndrojnë objektiva të dëmshme të cilat në Kosovë u prezantuan nga soji i Shkelzen Gashit i cili misionarin serbo-rus Dick Marty e konsideronte miku i shqiptarëve pa çka se ai kishte përgatitë një raport kundër luftës së UÇK-së me dosje nga shërbimi sekret i Serbisë”.
Ai gjithashtu përmendi edhe ish-ministrin e Shëndetësisë Arben Vitinë të cilin e quan ‘’mostrum’’.
”Ose sojin e Blerim Rekës i cili trumbetonte ambiciet serbo-ruse për dalje në Adriatik, apo edhe mostrumin si Arben Vitia i cili me dhuratën e marrë nga Serbia për Covid-19, këtë të fundit nga një shtet kriminal që kishte bërë gjenocid e prezantoi para botës si shteti me humanitar në Ballkan!
Ali Ahmeti edhe mund të ketë bërë gabime gjatë angazhimit të tij politik, por për dallim nga të tjerët, ai dihet kush ishte, kush është dhe ku dëshiron të shkojë!”.