Drama në Superligë, tri super xhirot që do ta vendosin kampionin
Drita kryeson tabelën me 65 pikë, tre më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Ballkani me 62 pikë. Gjilani renditet i treti me 61 pikë, ndërsa barazimi i Prishtinës i lë ata jashtë garës për titull në këto javët e fundit.
‘Intelektualët’ në takimin e radhës luajnë derbin lokal kundër Gjilanit, derisa Ballkani pret Prishtinën në Suharekë.
Skuadra e Ismet Munishit do ‘lumturohej’ nëse ndeshja mes dy klubeve nga Gjilani do të përfundonte me barazim ose në të mirë të ‘Skifterave’, derisa Ballkani të mos diskutojë tre pikët ndaj kryeqytetasve.
Në xhiron e 32 ndërkohë, Drita e pret në shtëpi Drenicën – kurse dy konkurrentët për titull Gjilani dhe Ballkani takohen mes vete në Gjilan.
Xhiroja e fundit, ajo e 33-ta, mund të sjellë një nga ndeshjet më të zjarrta të viteve – në rast se gjërat shkojnë ashtu siç parashikohet. Në Suharekë, Ballkani e pret Dritën, kurse Gjilan udhëton te Flamurtari.
Tre ndeshjet e fundit të Dritës:
– Gjilani (V)
– Drenica (V)
– Ballkani (M)
Tre ndeshjet e fundit të Ballkanit:
– Prishtina (V)
– Gjilani (M)
– Drita (V)
Tre ndeshjet e fundit të Gjilanit:
– Drita (M)
– Ballkani (V)
– Flamurtari (M).