“Kush e shpërndau virusin”? – Përplasje e ashpër mes ministrit Zemaj e Rexhep Selimit
Aty u përmend edhe tubimi i fundit i VV-së, për të cilin Zemja tha se u përhap virusi.
“Na keni thirr me dhënë sqarime edhe s’po na lejoni. Po e përsërisë, shërbehuni me të dhëna zyrtare. Ne kemi mund ta zgjedhim edhe sistemin kinez edhe suedez. Jemi në këtë situatë çfare jemi koha është kjo, edhe angazhimi s’po mungon. Krejt çka duhet është bashkërendimi edhe me ju. Na ndihmoni në mbështetje të MSH-së rreth ngritjes së kapaciteteve. Ju e dini i merrni këto shërbime”, ka thënë Zemaj.
I menjëhershme ishte reagimi i Rexhep Selimit, i cili i tha ministrit se ju kemi ftuar të raportoni për punën tuaj dhe jo për punën e Kurtit e të ish-ministrit Vitia.
Selimi i ka kërkuar Zemaj, që t’ia thotë qoftë edhe një emër të pjesëmarrësve në tubimin e 12 qershorit që është infektuar me këtë virus.
“Ju jeni deklaruar që keni evidenca, madje kenë thënë që keni emra dhe mbiemra të aktivistëve, nëse jo publikisht ma thoni vetëm një emër se cili aktivist është infektuar pas tubimit të VV-së. A mundet ju të përgjigjeni për atë që jeni këtu për punën tuaj. Nuk ju kemi thirr të përgjigjeni për punën e ish-ministrit Vitia as të Kurit por për atë qe jeni këtu’, ka thënë Selimi.
Ministri Zemja ka replikuar sërish me Selimin duke i thënë se ata kanë vlerësim të situatës, dhe janë të njoftuar për çdo lëvizja, qoftë të qytetarëve apo të grupeve. Derisa shtoi se e vlerësojnë në bazë të lëvizjeve se kush është shpërndarës i virusit.
“Ne kemi një vlerësime të situatës për çdo ditë, edhe për ngjarjet ditore, edhe për lëvizjet e për grupet qoftë për festat, andaj ky është vlerësimi, qoftë për organizimet ose tubimet. Ne vjetërsojmë në bazë të lëvizjes që ndodhin në gjithë territorin e Kosovës. Kush është shpërndarës, kush llogaritet supërshpërndarës i infeksionit. Janë tubimet, gastronomia, kjo është gjendja. Vlerësimi jonë është t’i respektojmë masat. Ju kisha lut që të krijojmë pasqyrën që këto masa të respektohen. Edhe sistemet më të avancuar në botë pandemia i ka vënë në kolaps. Nëse shkojmë në hapa tjerë ne do të kërkojmë ndihmë nga Kuvendi”, ka thënë Zemaj.