Rukiqi: Urojmë që buxheti i rishikuar të miratohet në afatin më të shpejtë të mundshëm
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se është lajm i jashtëzakonshëm miratimi i rishikimit të buxhetit në lexim të parë.
“Urojmë që të miratohet edhe në leximin e II-të në afatin më të shpejtë të mundshëm”, është shprehur Rukiqi.
“Miratimi i buxhetit të rishikuar, hap rrugën për futje të parasë në ekonomi, për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet”.
Statusi i plotë:
“Lajm jashtezakonisht i mire, miratimi i rishikimit te buxhetit ne leximin e I-re. Urojme qe te miratohet edhe ne leximin e II-te ne afatin me te shpejte te mundshem.
Miratimi i buxhetit te risihikuar, hap rrugen per futje te parase ne ekonomi, per te shpetuar ate cka mund te shpetohet.
Te mos harrojme, sot jane bere 4 muaj qe nga fillimi i masave kufizuese dhe sektori privat nuk eshte mbeshtetur as minimalisht”.