Vijojnë largimet nga Nisma, largohet edhe kryetari i një dege në kryeqytet
Largimi i deputetit Haxhi Shala nga NISMA Socialdemokrate po vazhdon të ketë ndikim brenda këtij subjekti politik. Ai po merr pas vetes edhe anëtarë të tjerë nga partia ku ishte dikur, derisa po ia bashkon AAK-së.
Dje në Skenderaj dha dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Nëndegës së NISMA-s në Marinë, Faruk Hoti, ku edhe u shua kjo nëndegë.
Ndërsa, sot vjen edhe një dorëheqje nga NISMA Socialdemokrate.
Bëhet fjalë për nënkryetarin e degës së Veternikut në Lagjen e Spitalit, Jakup Ismaili.
Këtë e bëri të ditur vet ky i fundit përmes një postimi të bërë në FB.
“Të dashur familjar,miq,koleg dhe ju aktivist të Nismes social demokrate që deri tash kemi rrugetuar bashk,nga sot mbaron aktiviteti imë në ketë subjekt politik.
Sot jap doreheqje nga kryetari i nendeges së Veternikut,L.Spitalit.
I ftoj të gjithë perkrahesit e nendeges dhe perkrahesit tjerë të më bashkohen në Aleancen për Ardhmerinë e Kosoves(AAK)
Rrugetimin timë do ta vashdojë së bashku me z.Haxhi Shala, gjeneralin e fjales”, shkruan Ismaili.