Ballkani vazhdon ëndrrën, mposht Feronikelin në Drenas dhe mban gjallë shpresën për titull
Skuadra nga Suhareka ka realizuar fitore tejet të rëndësishmë në udhëtim te Feronikeli, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0 dhe duke ngushtuar diferencën me lideren Drita, pas barazimit të këtyre të fundit dje nga Prishtinës 1:1.
Goli që vulosi fatin e kësaj ndeshje u shënua nga Blend Baftiu (33’), i cili shkoi në kuotën e 18 golave këtë edicion dhe është fare pranë fitimit të ‘Këpucës së Artë’.
Djemt e Ismet Munishit vazhdojnë të kenë shpresat te titulli, pasi gjenden vetëm tre pikë larg Dritës në vendin e parë, me nga 62 respektivisht 65 pikë. Ndeshja e ardhshme e Ballkani është ndaj Prishtinës në Suharekë, ndërsa Drita përballet me Gjilanin.
Feronikeli vijon të mbetet në pozitën e pestë me 44 pikë.