304 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale, 24 prej tyre në gjendje të rëndë
Siç njofton, SHSKUK, prej tyre në QKUK 176, kurse në Spitalet e Përgjithshme 128 pacientë.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme.
24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.