Shtrenjtimi i sigurimit të veturave ua kthen fitimet milionëshe kompanive të sigurimit
Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për shtrënjtimin e sigurimit të veturave prej 26 për qind, duket se ua ka rikthyer fitimet milionëshe kompanive të sigurimit në Kosovë.
Ky sektor vitin e kaluar e kishte mbyllur me humbje, por statistikat zyrtare për muajt e parë të këtij viti flasin për rritje të të hyrave.
Prej janarit deri në maj 2020, profiti neto i kompanive ishte 2.1 milionë euro.
Të hyrat neto në total ishin 20.9 milionë euro, prej të cilave 9.9 shkuan për dëmet e ndodhura, kurse 9 milionë për shpenzime operative, shkruan buletini ekonomik.