Blerta Deliu: Ata që sot pështyjnë mbi UÇK-në, do të zhgënjehen
Deputetja e PDK-së Berta Deliu-Kodra, i ka dhënë mbështetje presidentit te vendit Hashim Thaçi, i cili sot pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale në Hagë.
Deliu-Kodra ka shkruar se ata që sot pështyjnë mbi UÇK’në, mbi heroinat e heronjtë e saj do të zhgënjehen prapë.
Postimi i Blerta Deliut në Facebook:
Akuzat e fabrikuara nga ata që shkaktuan Srebrenicën, Reçakun e qindra mijëra krime të tjera makabre mbi popullësitë civile do të mposhten edhe njëherë nga e vërteta jonë historike.
Ata që sot pështyjnë mbi UÇK’në, mbu heroinat e heronjtë e saj do të zhgënjehen prap.
Liria është argumenti i luftës sonë të drejtë. Vetëm luftërat e drejta prodhojnë liri!
Luftërat e padrejta prodhojnë Srebrenica, Reçaka…
Me çlirimtarët
Me Presidentin