Arrestohet shtetasja e Shqipërisë, dyshohet se kishte pasaportë të falsifikuar
Dje është dërguar në mbajtje një shtetase e Shqipërisë.
Ajo në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, në shkuarje ka prezantuar një pasaportë të Polonisë në emër të një femre e cila pasaportë dyshohet se është e falsifikuar.
Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.