Asiston Rrahmani, skuadra e kosovarit i merr pikë Interit
Tjetër dështim për Interin.
Skuadra e Antonio Contes nuk ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Hellas Verona, sfidë që përfundoi 2-2.
Një ndër më meritorët për këtë pikë të marrë në shtëpi për Veronën, është shqiptari, Amir Rrahmani.
Në minutën e 86, kapiteni i Kombëtares së Kosovës bëri disa lëvizje fantastike duke dribluar disa lojtarë, për të pasuar te Migel Veloso që me klasin e tij arriti ta dërgojë lehtësisht topin në rrjetë, për rezultatin përfundimtar 2-2.
Golat e përmbysjes së rezultati për Interin deri në minutën e 86’, i shënoi Candreva në minutën 49 dhe një autogol në 55’, derisa rezultati u zhbllokua nga Lazovic në minutën e 2’.