Karikatura me Thaçin dhe Surroin — OVL e UÇK-së: Nuk është vepër e jona
Veteranët shprehen pro gjykimit të krimeve të luftës, por kërkojnë edhe gjykimin e serbëve.
Secili prej tyre ishte pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por 21 vite më pas, veteranët e UÇK-së, u mblodhën për ta mbrojtur luftën e tyre për liri.
Jo më shumë se 99 persona, por duke i respektuar rregullat anti covid, ata protestuan të enjten para ndërtesës së qeverisë së Kosovës nën moton “Në mbrojtje të Luftës së UCK-së”.
Aty nuk munguan as flamujt e Ushtrisë Çlirimtare dhe të aleatëve që ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Por nuk u pa flamuri i Kosovës.
E disa, në këtë formë dolën në përkrahje të Thacit e Veselit.
Në distancë e me maska, Organizata e Veteraneve të Luftes po e kundërshton ashpër Gjykatën Speciale.
Pakënaqësitë e tyre lidhur me aktakuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar i shfaqen edhe shoqata e ish të burgosurve politik, raporton T7.
E shumë afër vendit ku ishin mbledhur veteranët, dikush zgjodhi një mënyrë tjetër për të protestuar.
Disa individë vendosën një baner me karikaturën e presidentit Thaci e publicistit Veton Surroi.
Ndonëse ata vet nuk u prononcuan, nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, mohoi te jenë ata prapa kësaj.
Haradinaj paralajmëroi edhe peticion për plotësimin e amandamentit të Gjykatës Speciale, për të shtuar edhe gjykimin e krimeve serbe në mandatin e saj,
Pos kryeqytetit, kjo protestë u organizua edhe në qyetet tjera të Kosovës.