Veteranët protestojnë edhe në Skenderaj
Ka nisur edhe në Komunën e Skenderajt, protesta e paralajmëruar e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Protesta e cila është paraparë me pjesëmarrjen e vetëm 99-të personave veteranë të UÇK-së, është duke u mbajtur nën respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Kjo protestë u organizua pasi Dhoma e Specializuar dorëzoi aktakuzë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për shqyrtim në Gjykatën Speciale.
Ashpërsimi i ftesave dhe aktakuzave të tilla ka ngritur zërin e veteranëve të cilët kanë paralajmëruar që në muajin gusht, do të kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës, shfuqizimin e Gjykatës Speciale.