Gucati: Gjykatat e tilla që janë ngritur kundër UÇK-së e që e mohojnë krimin dhe agresorin serb, duhen zhbërë
Organizatat e dala nga lufta e UCK-së dhe Shoqata e të burgosurve politik të Kosovës, kanë mbajtur sot në të gjithë vendin një protestë simbolike për të kundërshtuar kështu aktakuzat e propozuara nga Prokuroria e Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, për ish krerët e luftës së UÇK-së, presidentin e vendit Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati para medieve ka thënë se janë mbledhur për të kundërshtuar këto aktakuza të pa bazuara e të një anshme e të orkestruara nga Serbia.
“Shpallja e pazakontë e këtyre aktakuzave të krerëve të UÇK-së ka alarmuar të gjithë, Ata që na ndihmuan të bëjmë ligjet , sot po i shkelin vet këto ligje për të cilat na ndihmuan, duke ndërhyrë në drejtësi Vendimi i prokurorit është i pamatur dhe i padrejtë i cili ka lëshuar para se gjykata të konfirmoj aktakuzën. Prandaj kjo aktakuzë është e papranueshme, kjo është sulm direkt mbi Kosovën, Gjykata e tilla që janë ngritur vetëm kundër UÇK-së dhe që e mohojnë krimin dhe agresorin serb, dhe duhet zhbërë. Ne do të triumfoj në të gjitha këto gjyqe, ashtu siç dolëm në Hagë”, tha Gucati.
Ai tha se janë krenarë me luftën që ka bërë UÇK-ja . Gucati tutje ka theksuar se Dhomat e Specializuara po bëjnë pikërisht të kundërtën e asaj për çka është themeluar, duke u treguar e njëanshme dhe rastiste.
“E themi me bindjen të plotë se kjo gjykatë po bën gabim të pafalshme me ngritjen e kësaj aktakuze. Gjykata dhe drejtësia me këto aktakuza ndaj krerëve të UCK-së po e vë në lajthitje autoritetin e vet. E themi me bindje të plotë se kjo gjykatë po bën gabim me ngritjen e këtyre aktakuzave”, nënvizoj Gucati.