Deputeti i VV-së reagon pasi që nuk kaloi projekt-rezoluta për dialog e propozuar nga ta
Me 31 vota për, 60 kundër dhe një abstenim nuk ka kaluar projekt-rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për dialogun me Serbinë.
Për këtë ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes Agon Batusha, i cili ka pyetur deputetët që votuan kundër se në dorë të kujt po e lënë fatin e territorit dhe sovranitetit të Kosovës.
“Si mendojnë këta kolegë deputet? Në dorë të kujt po e lënë fatin e territorit dhe sovranitetit të Kosovës? Çka po planifikojnë?”, ka shkruar Batusha.
Sipas Batushës, as Forumi i Liderëve të cilin e ka quajtur organ jashtakushtetues, nuk mund ta zëvendësojë vullnetin qytetar, përcjell FaktePlus.
Postimi i plotë: