Ministri Zemaj publikon një video sensibilizuese me moton “mos u shliro, ruaje veten”
Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë po vazhdon e të rritet dukshëm, duke u bërë kështu një shtet me rrezik të lartë të prekjes nga virusi.
Numri i të infektuarve ka arritur në 3 mijë e 886 persona, 82 persona kanë humbur jetën deri tani në Kosovë nga prekja e koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar së fundi një video sensibilizuese lidhur me këtë virus, ku moto e saj është “mos u shliro, ruaje veten”.
Më poshtë keni videon e publikuar nga ministri Zemaj.