Merkel: Brenda vitit të hapen kapitujt e negociatave me Tiranën dhe Shkupin
Të hapen kapitujt e negociatave brenda vitit. Kjo është dëshira e kancelares gjermane Angela Merkel për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e shprehur sot në Parlamentin Europian.
Berlini zyrtar sapo ka marrë presidencën gjashtëmujore të BE-së dhe ndër prioritetet e shpalosura Merkel ka cituar pikërisht rrugëtimin europian të Tiranës dhe Shkupit.
“Duhet të hyjmë në diskutime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ishin fjalët e kancelares gjermane, që shtoi se kjo do të ishte shenjë e perspektivës së anëtarësimit të dy vendeve ballkanike.