Italia pritet të vë karantinën për kosovarët, shkak një familje nga Kosova që doli pozitive
Një burrë 57-vjeçar nga ka rezultuar të jetë pozitiv në Itali, pas kthimit nga Kosova.
Kosovari me banim në Treviso ka dalur pozitiv menjëherë pasi është kthyer në Itali, bashkë me gruan dhe djalin.
Pasi ka marrë rezultatet e testit, kosovari është shtrirë në spitalin e urgjencës “Ca Foncello” në Treviso.
Poashtu, në Itali kanë rezultuar pozitiv edhe disa serbë pasi janë rikthyer nga vendlindja e tyre.
Pas këtyre rasteve, presidenti i këtij rajoni, Massimiliano Fedriga ka kërkuar nga Qeveria që të shtrëngojë masat e karantinimit për qytetarët që vijnë nga shtetet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.
Vendimi pritet të miratohet nga Qeveria dhe se kosovarëve pritet të iu detyrohet karantina për 15 ditë pas rikthimit në Itali.