Dy pacientë në gjendje të rëndë, 107 gjithsejt me koronavirus në Infektivë dhe 55 me oksigjeno-terapi
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 107 pacientë të prekur me koronavirus.
Sipas njoftimit 55 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Po ashtu dy pacientë janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv, kurse 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 08/07/2020, gjinden të hospitalizuar 107 raste.
Gjithsej 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste; 2 rastet janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Dje me datën 07/07/2020 janë lëshuar nga Klinika Infektive 7 pacientë.