Policia jep detaje se si ndodhi tragjedia në Gjakovë
Të martën në orët e hershme të mëngjesit në Bardhaniq të Gjakovës ka ndodhur një vrasje e rëndë.
Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka sqaruar ngjarjen sesi ka ndodhur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. Ai i kishte goditur me thikë tri viktimat dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave mashkull në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë, ndërsa dy viktimat tjera janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e qytetit, njëri edhe në QKUK. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti tronditi këtë fshatë në Gjakovë ky përpos vrasjes kishte edhe dy persona të plagosur.