Super Milani, fiton ndaj Juventusit në një rikthim spektakolar
‘Rossonerët’ në kuadër të xhiros së 31-të, ishin nikoqir të Juventusit në ‘San Siro’.
Pjesa e parë e ndeshjes, edhe pse ishte me ritëm të lartë, nuk solli asnjë gol, të cilat ishin rezervuar për të dytën, në të cilën u shënuan plotë gjashtë sosh.
Adrien Rabiot (47’) dhe Cristiano Ronaldo (53’), shënuan për epërsinë prej dy golash për Juventusin, 0-2..
Vazhdimi i ndeshjes i takoit Milanit, që fillimisht ngushtoi epërsinë me golin e Zlatan Ibrahimovic, të realizuar nga penalltia në minutën e 62’.
Ibra katër minuta më vonë u përfshi edhe te goli i barazimit, duke asistuar për Franck Kessie.
Në minutën e 67’, Milan kaloi për të parën herë në epërsi, me golin e bukur të Rafael Leaos.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Andre Rebic, që shënoi në minutën e 80’.