Telekom Srbija hyn në fazën e dytë të tenderit për blerjen e IPKO-s
Siç ndodhi edhe në rastin e Telekom Albania, Serbia po kërkon mënyra si të sundojë ekonomikisht hapësirën ekonomike të shqiptarëve. Mediat serbe bëjnë të ditur se Telekom Srbija ka hyrë në fazën e dytë të tenderit për blerjen e IPKO, kompanisë kosovare të telekomunikacionit në pronësi të Telekom Slovenije. Ndërkohë, shtatë kandidatë të tjerë të cilët kanë shprehur interesin për këtë operator, janë në garë bashkë me Telekom Srbija.
Kompania nuk ka dashur ta konfirmojë zyrtarisht lajmin, por në një intervistë të dhënë më herët për gazetën lokale serbe “Blic”, koordinatori për internetin dhe multimedian në “Telekom Srbija Group”, Vladimir Lucic, theksoi se Grupi është jashtëzakonisht i interesuar për këtë transaksion. Sipas Lucic, nuk ka arsye politike pas ofertës së paraqitur nga Telekom Srbija, dhe blerja e mundshme e IPKO-s, do të kontribuojë në qëllimet strategjike të këtij operatori.
Shitja e IPKO-s për “Telekom Srbija”, flasin për FaktePlus aksionarët – Telekomi i Sllovenisë
“Oferta jonë nuk është politike, por natyrisht ekonomike dhe shumë e rëndësishme për realizimin e qëllimit tonë për t’u bërë kompani lider në telekomunikacion. Nuk e kuptoj krahasimin e ofertës tonë me ofertën që kemi bërë dy vjet më parë në Shqipëri. Ne operojmë aktualisht në Kosovë si operator i telefonisë fikse dhe të lëvizshme, dhe nuk e kuptoj pse dikush do të ishte kundër një tjetër investimi nga ana jonë. Për më tepër, kjo është në dobi të konsumatorëve dhe ekonomisë në këtë zonë. Gjithsesi, do të shohim se si do të zhvillohet situata, ” u shpreh Lucic.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh muajin e kaluar për mediat lokale se Telekom Srbija kishte ofruar vlerën prej 155 milionë euro për blerjen e IPKO Telecommunications në Kosovë. “Oferta e Telekom Srbija duhet të ishte bllokuar. Disa vite më parë, oferta e shqiptarit Elvin Guri për blerjen e Telenor Bank, u bllokua nga banka qendrore e Serbisë. Kjo duhet pranuar!”, tha Ahmeti.
Blerja e IPKO-s nga “Telekom Srbija” rrezikon sigurinë kombëtare të Kosovës – Qeveria hesht
Mesa duket Vuçiq nëpërmjet Telekom Srbija synon të pushtojë një sektor strategjik për shqiptarët.
Rreth një vit me pare Telekom Serbja beri te njëjtat përpjekje për të blerë Telekom Albania ne Shqipëri, por qe u refuzuan prere nga qeveria shqiptare. Qeveria ne Prishtine duhet te veproje me vendosmëri, ashtu siç beri dhe qeveria ne Tirane, për te mos lejuar projektin e Vuciq për te sabotuar hapësirën ekonomike Shqiptare.