Kelmendi: Kryeministër Hoti, ndale hajninë
Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, që ta ndalë hajninë.
Kelmendi në porosinë e tij për Hotin shkruan:
“Kryeministër Hoti, çfarë kërkojnë veturat 3Z nëpër shtëpitë e zv.ministrave dhe këshilltarëve?Është e tmerrshme kjo dukuri e vjedhjes së parasë publike. Kush i paguan ato vetura? Kush i paguan “shfrenimet” e zv.ministrave dhe këshilltarëve?”.
Ai shtoi se përveç votave qytetarëve po i’u merren edhe paratë.