Avdyli s’merr pjesë në seancën e së enjtës, kritikon qeverinë Hoti për Ligjin anti-covid
Të enjtën do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit, derisa deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se s’mund të jetë pjesë e kësaj seance, ani pse është në përmirsim të gjendjes nga COVID19.
I njëjti thotë se është i zhgënjyer që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë, Ligji anti-covid, po pret në sirtar.
Ky është postimi i plotë:
Të ejten që vjen mbahet seanca e rradhës e Kuvendit të Kosovës për aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e ligjeve tjera . Edhe pse jam në fazë të përmirësimit nga Covid nuk mund të marrë pjesë në seancë por dua ta shpreh zhgënjimin e thellë që edhe 33 ditë pas formimit të Qeverisë Hoti, Ligji Anti Kovid po pret nê sirtar të Qeverisë. Asnjë sqarim pse akoma nuk dorëzohet opinioni për këtë ligj, ku është pengesa për zotin Hoti apo pengesa është Isa Mustafa vetëm pse ky ligj ka autore Kryeparlamentaren Osmani. Përtej emrit të autorit, si ajo qeveri e mëparshme dhe kjo e tanishme tani edhe kur filluan masat restriktive, ka nevojë për këtë ligj që të mos shkel kushtetutetën dhe të krijoj mekanizma legal te luftimit tê Covid 19. Ditët më tragjike sapo lamë pas .
Dhjetëra të vdekur e qindra të sëmurë por kurrë sdo arrij të besoj që dikush akoma po mendon në hakmarrje personale duke bllokuar nje ligj që shpëton jetë. Thua se nuk mjaftoi përjashtimi i zonjes Osmani përmes gjyqit në mungesë përmes emailit por tani duhet edhe ta bllokojmë një ligj bazik për luftimin e Covid që më së shumti do i shërbente Qeverisë. Na presin ti votojme edhe ligjet e masave ekonomike e marrëveshjet ndërkombetare por pa ligjin antikovid, çdo masë e luftës ndaj Kovid do jetë jashtekushtetuese dhe mangët.
Prandaj sot apeli im është për Isa Mustafën e të tjerët sështë vonë të dilni me një qendrim qē ky ligj të procedohet sa më shpejtë ne qeveri siq dolët per nevojën e shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme në fillim të pandemisë. Vendosne shpëtimin e jetërave të qytetarëve para inateve e hakmarrjes së ulët. Tani është koha të vendosni luften Antikovid edhe para bisedave për koalicione eventuale kundërstatutore.
( më poshtë lexoni si do tentohet të miratohet Ligji në Kuvend me shmangje nga rregullorja. A patëm nevojë të vijmë në këtë deregje zoti Mustafa, Zoti Hoti)