Haradinaj-Stublla: Vizat mbeten temë e ndjeshme për qytetarët e Kosovës
Gjatë një video-konferencë sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christofer Weidinger, ministrja Haradinaj – Stublla tha se çështja e vizave vazhdon të mbetet temë e ndjeshme për qytetarët e Kosovës, dhe se lëvizja e tyre e lirë është e merituar dhe çdo kusht është i plotësuar.
“Qytetarët e Kosovës duhet të trajtohen në të njëjtën paralele me qytetarët tjerë të Evropës. Kërkova që zëri i Austrisë të vazhdojë të jetë fuqishëm pro liberalizimit të vizave për vendin tonë”, tha Haradinaj-Stublla.
Haradinaj-Stublla ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen në menaxhimin e pandemisë COVID-19, me donacionet e ofruara nga shteti austriak, si dhe kërkoi mbështetjen e mëtejme në këtë situatë të vështirësuar globale.