Kritikoi autoritetet rreth menaxhimit të pandemisë, arrestohet profesori kinez
Policia kineze ka arrestuar, Xu Zhangrun në shtëpinë e tij mëngjesin e së hënës.
Xu është një akademik i shquar në Universitetin prestigjioz Tsinghua i cili ka kritikuar hapur Kinën për mënyrën e menaxhimit të krizës pandemike.
Personat që shprehin mendimin e tyre kundër autoriteteve në Kinë rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burg.
Kujtojmë se javën e kaluar, Pekini vendosi një ligj gjithëpërfshirës të sigurisë kombëtare për të forcuar kontrollin e tij mbi Hong Kong, një ish-koloni britanike.
Çështja e profesorit Xu mund të rrisë frikën në Hong Kong se kritikët intelektualë të Partisë Komuniste Kineze gjithashtu mund të arrestohen.