Sindikata e Infermierëve mirëpret vendimin e Qeverisë për masat shtesë
Sindikata e Infermierëve të Kosovës vlerëson në maksimum punën dhe angazhimin e infermierëve në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19, vlerësim të cilin edhe vetëm Ministri Zemaj me prezencën e vetë në Klinikën Infektive e konstatoj se infermierët dhe në përgjithësi personeli shëndetësor me të vërtetë janë heronj të gjallë.
Sindikata e Infermierëve mbetet e përkushtuar duke dhënë kontributin në çdo kohë dhe aty ku kërkohet, duke riafirmuar qytetarët e Republikës së Kosovës që infermieri ashtu si deri tani, nuk do të dorëzohet, mirëpo pavarsisht sfidave dhe vështirësive, do të jetë afër pacientëve duke u ofruar kujdes maksimal dhe cilësor infermieror.