Kufizohet orari i punës së lokaleve të gastronomisë, ja deri kur mund të pini kafe
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për kufizimin e ri të bizneseve të gastronomisë pas shtimit të rasteve të reja me COVID-19.
Hoti në një konferencë për medie, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, theksoi se të gjitha lokalet do të mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Ai ka shtuar puna do të lejohet vetëm për ato biznese që punojnë në hapësira të hapura dhe ato “take away”, apo “merre me vete”.
“Sa i përket bizneseve, mbyllen të gjitha bizneset e gastronomisë duke filluar nga ora 21:00 deri në 05:00 në mëngjes. Jashtë këtij kufizimi, lejohet puna vetëm për hapësirat e hapura dhe ajo që duhet ‘take away’, apo ‘merre me vete’”, tha Hoti.
Ai ka njoftuar se do të kufizohet lëvizja nëpër qytetet me më shumë raste me COVID-19.
Po ashtu, Hoti ka thënë se brenda javës do të shtohen kapacitetet e testimit për COVID-19 edhe në klinikat private.