Nis takimi Hotit me drejtuesit e institucioneve shëndetësore
Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, me drejtuesit e institucioneve shëndetësore.
Aty po marrin pjesë drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, mikrobiologu Lul Raka dhe përfaqësues të tjerë.
Kjo mbledhje është thirrur pas përkeqësimit të situatës me COVID-19 në Kosovë.