Kryetari i klubit kosovar infektohet me koronavirus
Kryetari i klubit të Ligës së Parë, Sevi Kastrati është infektuar me koronavirus.
Kastrati është kryetar i Klubit Futbollistik Dardana nga Kamenica e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar vet kryetari i klubit.
“Unë kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Sigurisht, menjëherë jam vetizoluar dhe i kam marrë masat e nevojshme”.
Ai ka ka thënë se është mirë, edhe pse ka treguar se virusi është i mundimshëm.
“Aktualisht jam mirë, mirëpo është një virus përgjithësisht i mundimshëm. Ndonjëherë po më mundon më shumë, por jam optimist që do t’ia dalë me sukses”, ka thënë Kastrati.