Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja në Llap
Në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, sot luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 28-të..
E gjithë vëmendja e kësaj xhiroje do të bartet në Podujevë, ku Llapi luan si nikoqir i Dritës, për të kontestuar tri pikë tejet të rëndësishme.
Kjo ndeshje do të thotë shumë për kreun e tabelës, ku aktualisht qëndron Drita me një pikë diferencë, por ka mundësi të shkojë në katër.
Në orarin e njëjtë, nga ora 17:00, luhet edhe ndeshja kundër Ferizaj dhe Trepça 89, ku për mysafirët tri pikët janë mëse të nevojshme, për të qëndruar në garë për mbijetesën.
Mbetet të shihet se si do të jenë rezultatet e dy ndeshjeve të fundit në xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës.